
Nga Andrea Bregu
Kohët e fundit VIP-at e Veliajt janë hedhur në sulm sikur ti kesh “vrarë”. Qurraviten dhe i lëpihen Lalit në mënyrën më të pështirë të mundshme, nga statuset, komentet, videot deri tek pjesëmarrja e tyre në Protestën Pro-Veliajt tek SPAK-u.

Shpërblimi që ata marrin për këtë shërbin ndaj Veliajt është gjaku dhe djersa e çdo Shqiptari, fondet publike të taksapaguesve Shqiptarë. Unë do të vazhdoj duke bërë çdo ditë nga një denoncim me prova dhe fakte për makinerinë e propagandës Pro-Veliajt deri tek oligarkët e përfshirë në dosjen e akt-akuzës së SPAK për Veliajn për të demontuar në çdo qelizë lidhjet e Veliajt.

Shembulli më i përshirë është edhe Rigels Rajku, ose siç e njohin ndryshe Noizy debilat që shkojnë në koncertet e tij të paguara nga Lali me fondet publike.
Rigels Rajku ka në zotërim një bisnes me emrin “Illyrian Bloodline” të regjistruar në QKB si person fizik me nipt “L71513505J”.
Linku nga Open Data Albania: https://opencorporates.al/sq/nipt/l71513505j
Illyrian Bloodline ka marrë nga Bashkia Tiranë 300 mijë euro në vite të ndryshme:
Në 19.02.2022, Bashkia Tiranë jep 50 mijë euro për Illyrian Bloodline
Në 19.09.2023, Bashkia Tiranë jep 100 mijë euro për Illyrian Bloodline
Në 19.12.2023, Bashkia Tiranë jep 50 mijë euro për Illyrian Bloodline
Në 02.08.2024, Bashkia Tiranë jep 100 mijë euro për Illyrian Bloodline
Linku nga Open Spending Albania: https://spending.data.al/en/treasury/list/year/2019/inst_code/2101001/perf_id/ILLYRIANBLOODLINE
Në këto vite Illyrian Bloodline i ka marrë këto pagesa të regjistruara në Thesarin e Shtetit për shërbimet e ndryshme të koncerteve të shtetasit Rigels Rajku (Noizy).
Si shërbim nga ana e Noizyt, ky i fundit i lëpihet Veliajt dhe ky i fundit i ka dhënë 300 mijë euro si shpërblim.
Ore ky pse e bëri publike kohët e fundit që do të nxirrte albumin e tij të fundit fill pas thirrjes së Veliajt për herë të dytë nga SPAK në fundit të vitit, ky pse nuk doli në 31 Dhjetor të bënte nuumërimin me Veliajn??
E ndjeu që Veliajt i erdhi fundi dhe ka filluar dhe po bën tërheqje nga skena?