
Gazetari Genc Burimi, ka deklaruar se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është kurban i SPAK dhe Edi Ramës, për t’i rënë në sy SHBA-ve.
Burimi theksoi se ky kurban u pa i nevojshëm të bëhej, me ardhjen në pushtet të Sherifit të ri në Amerikë, Donald Trump.
Po ashtu, sipas tij, Rama ende shpreson dhe mundohet që të kthejë të gjitha shanset e tij, për t’u thënë amerikanëve që mund të jetë sërish krah tyre.
“Ka shumë dyshime të Ramës. Në fillim e mbrojti sigurisht, shau SPAK-un, por më pas e zbuti gjuhën me të. Gjithçka që po bën Rama, e kishte një skenar të parashikuar, sepse e dinte që do të arrestohej. Veprimet janë me paramendim të tij, ose janë lëvizje të një personi të surprizuar dhe në këtë rast unë mendoj që janë lëvizje të një personi të surprizuar. Jo vetëm Rama, por të gjithë e dinim që kishte një dosje ndaj Erion Veliaj, por çuditërisht kjo dosje u kopsit më dhjetor. Pra , pas gati një muaj të humbjes së Biden.
Kur erdhi tani ‘Sherifi i ri’ në pushtet në SHBA, i duhej bërë sherifit të ri një kurban nga Shqipëri për Sorosin. Këtë kurban e bënë të dy, edhe SPAK edhe Rama. Por prit, sepse kurbani ende nuk ka filluar, por sot është seanca ndaj Veliaj.
Në Evropë dëgjojmë që Trump është me huqe. Rama këtë shpreson, mbase një moment Trump mund të kthejë pllakë dhe mund të bëhet me të. Mos harroni që Meloni kur ishte në opozitë, i bëri në Kuvend një përshëndetje Berishës, por erdhi Rama pastaj dhe ia rrëmbeu Melonin. Dhe sot Berisha është më afër partisë së Berluskonit sesa Melonit. Rama sot mundohet që të kthejë të gjitha shanset e tij, për t’u thënë amerikanëve që unë mund të jem sërish njeriu juaj. Pra, SPAK bashkë me Ramën këtë po bëjnë sot, t’u thonë amerikanëve se çfarë po bëjnë.