
Jo shumë e interesuar për të ndjekur takimin e Edi Ramës me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm, ishte numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.
Rastësi apo e qëllimshme nuk dihet me saktësi, fakt është që Balluku mungoi në vendin ku qëndron zakonisht në atë sallë, pranë Taulant Ballës. Fakt që mund të verifikohet lehtësisht duke parë videon live të takimit në Kryesinë e Kuvendit.
Nuk është sekret publik lufta e heshtur e saj politike me Erion Veliajn dhe nuk do shumë fantazi për të menduar se mbasë burgosjen e tij ajo po e shijon më shumë se kushdo tjetër në kupolën e Rilindjes./korrieri