
Fragmente nga letra e lënë para vetëvarjes nga Irsa Muçollari, 17-vjeçarja nga Gjirokastra që kreu aktin tragjik pasditen e djeshme në banesën e saj në lagjen “18 Shtatori”, kanë dalë në dritë.
Letra, e shkruar në anglisht, tregon për vuajtjet dhe përjetimet e saj në Gjimnazin “Siri Shapllo”, veçanërisht raportet me shokët e klasës mëson Korrieri.
“O Zot, pse po vuaj kështu? Unë jam kjo që jam dhe dua që miqtë dhe shokët të më respektojnë. Por ata tallen me mua. Ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur në vetminë time. Nuk më vjen turp për veshjen time. Kaq mundësi kanë prindërit e mi, babai që kujdeset aq shumë për mua, ashtu si edhe nëna ime.
Pse duhet të jem kaq e veçuar? Ku të ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ia hap zemrën time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia, edhe pse jam hapur. Pse duhet të vuaj? A është kjo jeta?”
Këto janë disa fragmente të shkëputura nga letra që e ndjera Irsa Muçollari kishte lënë në kapakun e celularit të saj para vetëvrasjes./korrieri