
Pak pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj, është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Mbledhja po drejtohet nga kreu i Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi. Ende nuk ka një reagim ende zyrtar nga Partia Socialiste për arrestimin e Veliajt.
Kujtojmë se në momentin e arrestimit të Veliajt, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ndodhej në Shkodër, teksa u raportua se anuloi takimet aty për t’u kthyer menjëherë në Tiranë./korrieri