
Mediat në Kosovë, në bashkëpunim me disa kompani private kanë nisur të nxjerrin EXIT POLL-et e tyre për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.
RTV Dukagjini në bashkëpunim me UBO ka publikuar një EXIT POLL pas mbylljes së vendvotimeve pasditen e kësaj të diele.
Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.3 %. PDK 21,4, %, LDK 19,3 %, AAK 7,2%
E përkthyer në deputetë ky rezultat do të thotë LVV – 46 ulëse; PDK – 24 ulëse; LDK – 22 ulëse; AAK-NISMA – 8 ulëse; Të tjerat – 20 ulëse.
Exit Poll-i i Klan Kosovës e nxjerr Vetëvendosjen me 38% ndërsa sipas atij të T7, Vetëvendosje e Kurtit merr 37% të votave, PDK me 23%, LDK me 20% dhe NISMA me 8%.