Gjykata e Vlorës liron nga burgu dhe dërgon në arrest shtëpie Engjëllush Deliaj që rrahu barbarisht gruan e cila ndërroi jetë në spital. Vendimi është marrë me 4 shkurt dhe aktualisht i akuzuari qëndron pikërisht në shtëpinë që kreu krimin.
Shtëpia sipas burimeve është në pronësi të viktimës aty ku familjarët e saj kanë pritur vizitat për ngushëllim. Arsyet se përse gjykata e Vlorës e ka liruar Engjellush Deliajn mbeten të paqarta, pasi vendimi është i pazbardhur.
Engjellush Deliaj dhunoi gruan dhe e la në ushqyer ditë me radhë. Hati Deliaj ndërroi jetë në spital. /korrieri