Brunilda Gjoni, e cila konsiderohet si një mollë sherri për vrasjen e vëllait të saj, Asim Gjoni nga babai i tyre Hekuran Gjoni, ka treguar se pas krimit mbrëmjen e 1 Shkurtit familja i ka kthyer kurrizin.
Në News 24 ajo tregoi se është kërcënuar me jetë, duke kërkuar mbrojtje nga shteti.
Ajo theksoi se nuk i interesuar kurrë pasuria e babait dhe se kanë pasur gjithmonë konflikte në familje, duke shtuar jeta e saj është në rrezik.
“Unë nga shteti kërkoj mbrojtje. Sepse kam frikë të dal edhe nga spitali. Skam ku shkoj dhe ku rri. kërkoj mbrojtje më kanë thënë që “Nëse flet kundra familjes ti e gjallë nuk do të jesh në Shqipëri”. (Qan) Kam frikë, familja më ktheu kurrizin, hyra për ti ndarë. Po tregoj të drejtën siç është. Brunildës nuk i ka interesuar pasuria e babit, prindërit doja ti largoja nga aty. Pse të më marrin inat, as 5 lekë nuk i kam marrë. Pse të më telefonojnë e të më thonë “mos u duk në këtë lagje se je e vrarë” Për çfarë kam e vrarë? S’kam bërë krim. Jeta ime është në rrezik. Akoma s’po marr veten. Jam në spital dhe askush nuk është interesuar të vijë, nuk u kam bërë gjë”, tha Brunilda Gjoni. /korrieri