![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/12/tirana.jpeg)
Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92-të për kostot e larta të jetesës, sipas indeksit të publikuar në fillim të këtij viti nga “Numbeo”, një bazë të dhënash globale që mat kostot e jetesës në mbarë botën.
Sipas “Numbeo”, në vitin 2025, indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore arriti në 42.5%, që do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon mesatarisht 42.5% të shumës që shpenzon një banor i Nju Jorkut për ushqime.
Kostoja e ushqimeve ka një peshë të lartë në koston e përgjithshme të jetesës në Tiranë, pasi ndryshe nga vendet e tjera të Europës, shqiptarët shpenzojnë mbi 43% të të ardhurave mujore për blerjen e ushqimeve.
Teksa Shqipëria ka pagat më të ulëta në Rajon, mesatarisht 30% më të ulëta sipas të dhënave zyrtare, çmimet e produkteve ushqimore mbeten më të larta krahasimisht me vendet fqinje.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka një indeks më të ulët të qirasë. Shpenzimet e një banori në Tiranë për qira janë sa 13.6% e shpenzimeve të një qytetari në Nju Jork./korrieri