Një ngjarje e rëndë ndodhi më datë 1 shkurt, ku 74-vjeçari, Hekuran Gjoni vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni, 37 vjeç.
Vëllai i viktimës, Valentin Gjoni ka rrëfyer për “Shqipëria Live” detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ai sqaroi se vëllai i tij nuk pinte alkool, ndërsa për babain tha se e ka mallkuar në momentin që mori vesh ngjarjen. Sakaq tha se ‘si çdo familje ka pasur zënka, por jo që të shkonte puna deri atje’.
“Më thanë Vali shpejt se po zihet me Asmini, në atë moment kishte mbaru nuk ishte më në jetë, vetëm sa i lëvizi pak syri se unë të them të drejtën u trondita, i thirra, mallkova plakun, hipa unë dhe nusja në ambulancë, na tha doktori që vëllai ka ndërru jetë, një gjë dua të them që ishte më alegro i lagjes dhe i ka ngjit diçka që nuk e ka pas kurrë ne jetë, jo ka qenë dhunues, pijanec, këto nuk i ka dhënë kurrë. Unë nuk marr për bazë fjalët e askujt, as fjalët e mamit im, të motrës jo që jo, shpirtin që ka pas ai edhe unë dhe i madhi nuk e kemi. Përplasje nuk ka pas, po konflikt si çdo familjar, zënka me shaka, por jo që të shkojë puna gjer aty që kanë thënë.. s’e pranoj kurrë për vëllain tim.
Si çdo baba nuk e di si e ka marrë iniciativën, babai e pinte ndonjë gotë, nuk ka pas problem, se si ka ndodh nuk e di, ose do të ketë diçka tjetër, kur vinte im vëlla nga puna po të mos pyeste pleqtë nuk shkonte në shtëpi. Unë nuk kam motër, ajo për mu është…, e them se mesa kam dëgju i gjithë konflikti ka ardh nga ajo, më kanë thënë që është në spital, s’dua ta shoh, kam hallet e mia, më vjen keq që kunata pati një humbje të madhe dhe nipërit, do t’i përballojmë, do t’i kalojmë. Nuk kam dijeni për këtë gjë. Nuk kam komunikuar me babanë, atë natë që kam shkuar të jap dëshminë shkova në momentin që kam hyrë brenda atë e nxorën jashtë, vetëm atë kam dëgju që tha pse e keni marrë kot se ai s’ka qenë”, u shpreh Valentin Gjoni./Tch