El Salvador ka rënë dakord të strehojë kriminelë të dhunshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe të pranojë deportues të çdo kombësie, njoftuan zyrtarë nga të dyja vendet të hënën.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, shpalli marrëveshjen pas një takimi me Presidentin Salvadorian Nayib Bukele, gjatë një vizite në disa vende të Amerikës Qendrore për të çuar përpara axhendën e administratës Trump mbi migracionin.
“Në një akt miqësie të jashtëzakonshme ndaj vendit tonë … (El Salvador) ka pranuar marrëveshjen më të paprecedentë dhe të jashtëzakonshme migratore në botë,” u shpreh Rubio për gazetarët.
Rubio deklaroi se vendi do të vazhdojë të pranojë deportues nga El Salvador që kanë hyrë ilegalisht në SHBA. Gjithashtu, El Salvador do të “pranojë për deportim çdo emigrant ilegal në Shtetet e Bashkuara që është kriminel, pavarësisht nga kombësia, qofshin ata anëtarë të MS-13 apo Tren de Aragua,” tha ai, duke iu referuar dy bandave transnacionale famëkeqe, me anëtarë nga El Salvador dhe Venezuela./korrieri