Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Elbasan.
Një grua ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Ende nuk dihet mosha e saj e saktë, por mësohet se ishte nënë e një fëmije 2 vjeç. Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.
E ndjera banonte me qira ne kat të dytë në lagjen Visarion Xhuvani, dhe është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia.
Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.