Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka njoftuar se rroga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë. Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në 4 vitet e fundit, rritja e ushtarakëve ka arritur mbi 70%. Sipas tij, ky është një investim në siguri dhe vlerësim për sakrificën e Forcave të Armatosura Shqiptare.
“Forcat e Armatosura Shqiptare, më të mirëpaguara dhe më të mirëtrajnuara! Nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më parë! Në 4 vitet e fundit, rritja totale ka arritur mbi 70%! Investim në siguri, vlerësim për sakrificën!”, shkruan Vengu.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes rreth 6000 efektivë do të përfitojnë nga ky vendim, 2500 prej tyre e marrin për herë të parë shtesën mbi pagën. Ndërsa shtesa për kushte të veçanta pune për pilotët ishte 80.000 lekë bëhet 100.000 lekë, NJUSK ishte 50.000 lekë bëhet 70.000 lekë ndërsa ASNI ishte 35.000 lekë bëhet 40.000 lekë. /korrieri