Pesë milionë vjet më parë, një “megapërmbytje” e madhe e shndërroi Mesdheun nga një shkretëtirë e madhe me kripë në një det të lulëzuar, brenda një periudhe shumë të shkurtër, nga 2 deri në 16 vjet. Ky fenomen, i njohur si Megapërmbytja Zankleane, i dha fund Krizës së Kripëzimit Mesiniane, një periudhë kur Mesdheu ishte i izoluar nga Atlantiku dhe pothuajse ishte tharë plotësisht.
Tani, konfirmimi vjen edhe nga shkencëtarët e Universitetit të Southamptonit, së bashku me një ekip ndërkombëtar, të cilët kanë gjetur prova të reja për këtë ngjarje epike. Këto përfshijnë “kreshta” të skalitura nga uji pranë Sicilisë dhe një kanal në formë “W”-je në fundin e detit, i cili shërbente si një hinkë gjigante për rrjedhën e ujit. Sipas modeleve, përmbytja arriti shpejtësi të jashtëzakonshme deri në 32 metra në sekondë, duke transportuar materiale, duke gdhendur kanione të thella dhe duke lënë gjurmë që janë të dukshme edhe sot.
Një aspekt fascinues është se kjo përmbytje kolosale, me një rrjedhë deri në 100 milionë metra kub ujë në sekondë, jo vetëm që ridizenjoi gjeografinë e Mesdheut, por veproi si një lloj “rilindjeje” për ekosistemin e rajonit. Nga një peizazh i thatë dhe me kripë, Mesdheu u rikthye në një djep të biodiversitetit, duke krijuar kushtet që ende sot e bëjnë këtë det unik./korrieri