
Urdhri i presidentit Donald Trump për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga SHBA prek edhe 1,874 shqiptarë, sipas një dokumenti të Drejtorisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE), publikuar nga Fox News.
Dokumenti, që përfshin të dhëna nga nëntori 2024, thekson se ky numër do të përfshihet në fushatën e re anti-emigracion të udhëhequr nga presidenti Trump. Detajet e plota të dokumentit mund të konsultohen në fotot më poshtë.







