Kanceri është një sëmundje që do të prekë një në pesë persona gjatë jetës sonë, dhe parashikohet se rreth 20 milionë njerëz në mbarë botën do të diagnostikohen me një formë të kancerit deri në vitin 2025.
Shumë studime të fundit kanë filluar të testojnë mundësinë e vaksinave kundër kancerit, duke ofruar shpresë dhe premtime për të ardhmen.
Kjo valë e re trajtimesh mund të lidhet me teknologjitë e reja të zhvilluara gjatë pandemisë së COVID-19, përkatësisht një lloj inovativ vaksine të quajtur mRNA.
Falë kësaj teknologjie novatore, shkencëtarët po punojnë për të krijuar trajtime vaksinash që mund të përdoren për të synuar qelizat kanceroze tashmë të pranishme në trup.
Kjo do të thotë se vaksinat e personalizuara kundër kancerit, me shpresë, janë afër, dhe një ditë vaksinat mund të përdoren si për parandalimin ashtu edhe për trajtimin e kancerit./korrieri