
Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, ka përjetuar një “makth” teksa po qëndronte në një hotel në Santiago, Kili. Fansat e saj thyen protokollin e sigurisë dhe po qëndronin jashtë dhomës së saj të hotelit. Këngëtarja u trondit nga ky incident dhe ka kërkuar menjëherë një rishikim të masave të sigurisë së hotelit.
29-vjeçarja po qëndronte në Ritz-Carlton në Santiago, Kili, ku po qëndronte për të xhiruar një reklamë për projektet e saj. Megjithatë, disa fansa të apasionuar, të cilët kishin fituar qasje në katin e saj të hotelit, po qëndronin jashtë dhomës së saj dhe të tjerë prisnin në ashensor. Një burim i këngëtares tha për mediat se gjërat u bënë kaotike kur fansat të dëshpëruar për ta parë e ndiqnin kudo. Disa prej tyre e pritën jashtë derës së dhomës së saj, ndërsa të tjerët ishin mbledhur para ashensorëve.
Pas këtij incidenti, siguria e hotelit mori masa të menjëhershme për të larguar fansat dhe për të rritur mbrojtjen e këngëtares. Dua Lipa vendosi të mos bënte asnjë foto në ambientet e hotelit pas këtij ngjarjeje. Ky incident vjen pas një rasti tjetër vitin e kaluar, kur këngëtarja ndërpreu provat për Glastonbury pas një shfaqjeje të ngjashme me një person të panjohur që kishte hyrë në dhomën e saj të provave në Birmingham. Dua Lipa do të rikthehet në skenë në mars, kur do të nisë pjesën e dytë të turneut të saj masiv në stadiume për albumin e saj të tretë, “Radical Optimism”. /korrieri