Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, zhvilloi këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku dha komente mbi hetimet e disa çështjeve të rëndësishme të SPAK, përfshirë dosjen e njohur si “Toyota Yaris” dhe hetimet e kryera në lidhje me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.
Dumani konfirmoi se çështja e njohur si “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar. Ai rikujtoi një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë.
Dumani parlajmëroi personat që do të publikojnë informacione kofidenciale, përfshirë dhe ish-kryeministrin Berisha, se do të ndiqen penalisht nëse e bëjnë.