
Tiranë – Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen V.B., 51 vjeçe, për kanosje dhe ushtrim dhune psikologjike ndaj motrës së saj, shtetases A.B.
Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasja V.B. dyshohet gjithashtu se ka lënë qëllimisht një qiri ndezur, duke shkaktuar djegien e pjesshme të banesës së shtetases A.B.
Materialet në lidhje me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore. /korrieri