
Gjatë një inspektimi në terren në ambientet e Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, është fotografuar duke përdorur dylbitë, por me një detaj të pazakontë: kapakët e dylbive ishin ende të vendosura.
Ky moment, i cili është bërë viral në rrjetet sociale, ka ngjallur komente dhe kritika, duke u parë si një gafë simbolike në një moment zyrtar. Inspektimi i ministrit kishte për qëllim vlerësimin e gjendjes së pajisjeve dhe personelit të Forcave të Armatosura, por ky detaj duket se ka marrë vëmendjen më të madhe.
Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar për këtë situatë./korrieri