
Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimroe si edhe reshje dëbore në zonat e thella në lartësinë mbi 900 metra; Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore – veriperëndimore ku priten edhe rrebeshe; ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin pakësim të rehsjeve në të gjithë territorin shqipatr duke ri-kthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë./korrieri