![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/05/rama1-1024x525.jpeg)
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje me faktin nëse do të jenë apo jo në listat e Edi Ramës për 11 Majin!
4 muaj para zgjedhjeve socialistët me eksperiencë kuvendore “kërcënohen” nga gara e brendshme në listat e hapura si dhe nga prurjet e reja nëpërmjet platformës “Deputeti që Duam”.
Deputetët duket se kanë ende punë për të fituar besimin e shefit politik për të zënë vend në listat e Edi Ramës në kërkim të mandatit të katërt, një fazë që ministrat e kabinetit të Kryeministrit e kanë kaluar.