Pse është fryrë dhe nxirë në fytyrë kohët e fundit Veliaj ? – Mjekët përgjigjen për Korrierin
Kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit sot për të dytën herë në SPAK brenda pak javësh duke dëshmuar atje për pesë orë të tëra. Ndryshe nga hera e fundit, Veliaj zgjodhi të mos flasë në dalje të SPAK, por tha disa gjëra nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës duke e vënë theksin te fakti se prokurorët po hetojnë sipas tij pas një denoncimi të një personi që nuk ekziston.
Padashje, Veliaj konfirmoi se paska futur duart te regjistri i Gjendjes Civile duke kërkuar emër dhe mbiemër të denoncuesit të tij. Megjithatë, kjo çështje është në nderin e prokurisë nëse do ta merret me Veliajn apo jo, krahas hetimit të SPAK.
Por siç konstaton Korrieri, ajo që vërehet kohët e fundit te Veliaj është një shtim i ndjeshëm në peshë i tij. ndryshe nga ai djaloshi elegant që shëtit me biçikletë, Veliaj u shfaq sot i “pikturuar” si një burrë hallemadh, me kile të tepërta të shtuara gjatë muajve të fundit. Madje, kryebashkiaku po vishet me të zeza për të mos treguar kilet.
Mjekët shpjegojnë se duke parë simptomat e Veliajt, ka dy shpjegime: Ose kryebashkiaku po konsumon sasi alkooli të mëdha duke u fryrë në trup dhe nxirë në fytyrë, ose është duke marrë ndonjë medikament me përmbajtje kortinonikësh, të cilët po ashtu shkaktojnë fryrje në trup.
Megjithatë, kortizonikët nuk nxijnë fytyrën, kurse alkooli jo.
Duke uruar që Veliaj nuk ka ndonjë problem shëndetësor, urojmë që të jetë vetëm punë rakie nga stresi i SPAK! /korrieri