Deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 në vendin që pretendon të bëhet anëtar në BE është një emër i panjohur në publik, pa CV dhe aktivitet politik, pa ide politike, nisma ligjore apo opinione politike gjatë dy viteve të fundit në parlament, pa lidhje organike me forcën e tij politike dhe pa njohje e kontratë sociale me votuesit e shumtë të tij.
Ai është votues besnik në 100% të rasteve pro qeverisë dhe me rritjen e rrogave në parlament, qytetarët e paguajnë dyfish më shumë se rektorët e universiteteve.
Historia është e thjeshtë dhe tipike për Shqipërinë e dekadës së fundit: babai i tij, një biznesmen i njohur dhe me lidhje të forta financiare dhe politike me kryeministrin aktual, ishte deputet para se të dëbohej për shkak të dekriminalizimit.