Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmë zonën pranë pallateve të reja, ndërtuar aty ku më parë ndodhej fabrika e porcelanit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona dhe ka shkaktuar frikë dhe pasiguri te banorët e lagjes.
Banorët raportojnë se shpërthimi ishte aq i fortë sa u dëgjua në një distancë të largët, duke shkaktuar dridhje në ndërtesat përreth. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, pasi policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me rrethanat ose pasojat e shpërthimit.
“Të gjithë dolëm jashtë nga frika. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur, por ishte një shpërthim shumë i fortë,” tha një banor.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët presin sqarime nga autoritetet. Në zonë janë parë forca të shumta policore që po punojnë për të zbardhur detajet e kësaj ngjarjeje të pazakontë.
Portali ynë do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe do t’ju informojë sapo të ketë detaje të reja.