Durim Bami, njeriu që konsiderohet nga SPAK si “i forti” i Niklës në 24 dhjetor 2024, pritet të dalë para gjykatës së Dubait, për tu njohur me masën penale që do meret nëse ai do ekstradohet apo do vijojë të qëndrojë si rezident në Dubai.
Gazetari Elton Qyno raporton se Bami ndodhet në mes të një procesi gjyqësor për ekstradimin e tij në Shqipëri, pasi SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, në dëm të Arben Ndokës, Ervis Martinajt, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.
Për gati dy muaj, ai po qëndron në një burg në Dubai, ndërsa SPAK insiston që ai të ekstradohet në Shqipëri, për t’ju nënshtruar procesit gjyqësor. Por nga ana tjetër Durim Bami, kërkon rrëzimin e ekstradimit në Shqipëri me pretendimin se në këtë vend i rrezikohet seriozisht jeta, pasi është përndjekur në mënyrë sistematike nga 18 persona, që ai i quan anëtarë të grupeve kriminale, të cilët duan të vrasin. Avokatët e Bamit, kanë dorëzuar dy vendime Gjykate të mara në Shqipëri ku tregohet se si 18 persona kanë kryer veprime direkte me qëllim vrasjen e tij.
Bëhet fjalë për emra të botës së krimit dhe politikanë si Arben Ndoka, Behar Bajri etj. Gjurmimi i Bamit është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar. Ndërsa për gjurmim grupi ka futur në lojë Manecin e thirur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë disa muaj më parë në serën me domate, Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën.
Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë. Këtë plan e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërisht. Pritet që gjykata të shprehet nëse Bami do ekstradohet ose jo në Shqipëri.
Arrestimi për herë të dytë i Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është motivuar nga autoritet policore të këtij vendi, si thyerje e kushtit të garancisë për tu paraqitur vullnetarisht në rajonin policor. Sipas burimeve, Durim Bami, ka refuzuar t’i përgjigjet tre E-Maileve të dërguara në adresë të tij nga Policia e Dubait, të cilët kërkonin paraqitjen vullnetarisht të tij në rajon. Ndaj nisur nga ky refuzim, Bami është ndaluar në mes të rrugës teksa ndodhej duke ecur me familjen e tij.
Teksa është përballur në gjykatë me këtë situatë të krijuar për shkak të mos përgjigjes ndaj tre kërkesave të dërguara përmes postën elektronike nga policia, Durim Bami, është mbrojtur se nuk ka kuptuar gjuhën dhe qëllimin e dërgimit të tre E-maileve të dërguara. Por sërisht gjykata ka vendosur të lerë në burg, megjithëse Durim Bami, ka kërkuar të mos ekstradojnë apo deportojnë në Shqipëri, pasi në këtë shtet i rrezikohet seriozisht jeta, për shkak të 18 personave që kërkojnë ta vrasin. Tashmë çështja kundër të “fortit” të Niklës ka mbetur në derën e Gjykatës.
Durim Bami, duket se është përballë një zgjedhje për të firmosur deportimin e tij nga Dubai në një shtet tjetër ku ai e ndjen veten i sigurt ose të vendosi një garanci financiare në një bankë në Dubai, me qëllim lirimin e tij nga qelia. Por nga ana tjetër, SPAK kërkon me insistim ekstradimin e tij. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, shënon “fitoren” e tretë të SPAK në sjelljen në Shqipëri të eksponentëve të Krimit të Organizuar, pas deportimit surprizë të Plaurend Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Lista e personave që donin vrasjen e Bamit:
1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Behar Bajri
4. Emiljano Shullazi
5. Samuel Ndoka
6. Ervis Martinaj
7. Astrit Avdyli
8. Aldo Avdyli
9. Jozi Kraja
10. Elvis Ndreca
11. Naim Stafuka
12. Blerim Abazi
13. Gjin Ndoj
14. Marklen Haka
15. Gentian Bejtja
16. Arben Mërkuri
17. Albert Zaja
18. Florenc Këlmendi /korrieri