![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/10/640-0-monika-kryemadhi-ilir-meta-1024x575-1729601989.jpg)
Apeli i GJKKO hoqi sekuestron për një nga vilat e sekuestruara pak kohë më parë në zonën e Kodrës së Diellit në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj.
Gjykata vendosi të lirojë vilën e Fatime Kryemadhit, nënës së Monika Kryemadhit. Kjo e fundit në një deklaratë për mediat pas daljes nga gjykata, këmbënguli se do ta çojë në Strasburg sekuestron e vilës së saj në të njëjtën zonë.
“Banesat, e imja dhe e mamasë janë të përfituara në mënyrë të ligjshme. Por unë hyj më pa radhë se sa mamaja ime në Gjykatën e Strasburgut. Prokurorët dje ngritën çështjen e bashkëpunimit të mamasë time me Metën për korrupsion. Për bashkëpunimin për çështjen CEZ DIA, Fatime Kryemadhi e ka blerë në mars banesën, ndërsa çështja për të cilën dyshohet Meta, flitet për muajin dhjetor. Fatime Kryemadhi është në hetim nga SPAK, kur i shkohet një njeriu për kontroll në shtëpi patjetër je në hetim”, tha Kryemadhi.