Arilena Ara dhe Pirro Çako, do të tërhiqen nga gara e natës së sotme, pikërisht kur është edhe finalja e madhe e “Kënga Magjike”. Burime për “Iconstyle” konfirmojnë se dy nga artistët më të komentuar kanë marrë këtë vendim.
Dy artistët e kengës “Zero gradë”, ishin të komentuar si pretendentë për çmimin e madh të “Kënga Magjike”. Ende nuk dihen arsyet për këtë vendim, por aludimet janë se kanë mësuar ditën e djeshme vlerësimin e pikëve dhe nuk kanë qenë ata fitues. As Arilena dhe as Pirro nuk kanë bërë asnjë koment publik deri në këto momente.
Finalja e “Kënga Magjike” mbahet mbrëmjen e sotme në “Pallatin e Kongreseve”. Mbetet për t’u parë nëse do të jepet një shpjegim zyrtar për vendimin e tyre. /korrieri