Policia e Elbasanit ka goditur një rrjet prostitucioni dhe ka vënë në pranga shtatë vajza nga Kolumbia, Spanja dhe Venezuela.
Sipas policisë, dy vajza të tjera janë shpallur në kërkim, ndërsa për një shtetase nga Venezuela ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë: Shtetasit kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale, shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 43 000 lekë, 2 780 Euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.
“DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Fee”, goditet një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, 1 procedohet penalisht dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë (shtetas nga vendet e Amerikës Latine), për ushtrim prostitucioni dhe shfrytëzim prostitucioni.
Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fee”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Shtetasit kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit peruane F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjatë operacionit, në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.