
Gazetari Artan Hoxha tha se ai e priste arrestin ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme pasi e kishin lajmëruar më parë. Hoxha tha për “Të Pa Ekspozuarit” se prisnin që të gjithë të arrestohej dhe prandaj mediat e shpërndanë lajmin.
“Pritej që të më arrestonin dhe mua vetë ma kishin thënë, dhe lajmi prandaj kishte dalë në media, unë s’kisha telefon dhe nuk mund të bëja asnjë reagim, të shkruaja që nuk është e vërtetë. Atë ditë lajmin e ka dhënë i pari ish-presidenti, ish-kryeministri, zoti Sali Berisha që ka dhënë lajmin që arrestohet. Unë kam bërë 30 vjet luftë me zotin Berisha. Më pas mediat që kanë dhënë lajmin që jam arrestuar kanë qenë të qeverisë, që kanë dhënë lajmin të parët që më kanë arrestuar, sepse ata me të vërtetë kanë menduar se do të më arrestonin. Mua me të vërtetë më kishin vënë në dijeni më para, nuk e di mbase dhe për t’u tërhequr, mbase për t’u larguar, për të shmangur arrestin me burg. Më kishin vënë në dijeni më para”, tha Hoxha. /korrieri