Në dosjen e SPAK janë zbardhur disa detaje të reja nga grupi kriminal i Suel Çelës. Në dosje përveç ish gjyqtares Pajtime Fetahu është zbardhur edhe e bija Megi Fetahu ku shihet se roli i saj është ndërmjetësimi mes nënës së saj dhe grupit kriminal.
Në një bisedë të zhvilluar më 29 korrik 2020, ajo komunikon me Klaus Matishin dhe i shpreh atij mërzitjen e nënës së saj Pajtime Fetahu me Suel Çelën dhe vëllain e tij Mario Çela. Megi shprehet se nëna e saj ka rrezikuar duke e ndihmuar në disa raste, ku përmend, atë të Brikin Rustës, për amnistinë e Kelmend Xhaferrit dhe rastin e tritolit të vënë Fuad Verzivollit.
“Mami dje në dark kur u shtri po thoshte qe ishte mërzit me shok me Mario. E nisi kështu. Kur erdhe sot te tavolina ime dhe m’the ka thënë Mario u gëzova tha për një sekondë se mendova që ka thënë ndonjë fjalë të mirë ai tha kishte thënë shif rregullo ankimin.
Thërret Mario tha unë në Tr i shkoj në shpi. Thrret Titi tha i shkoj ne shpi. Thotë shoku tha ik në Tr tako Gencin iki në Tr. Thonë tha mos ia bëj nderet atyre megjithëse mund ti kisha marrë shume lek të tjerëve s’ja kam bë.
Thonë bëj këtë e bëj. Po atë telefonin tha për ca e marrin ata tha vetëm kur kanë hallet e veta? Bëj kushurinin ia bëra. Për Rukën. Bej amnistin e bëra. Futu te tritoli u futa. Unë rrezikoj jetën time”, – janë shqetësimet e gjyqtares që Megi ia përcjell Klausit.
Ky i fundit i thotë që gjyqtarja ka të drejtë dhe se ai vetë është mërzitur me Marion pasi ky i fundit ‘s’ka takt’. Madje ai i premton se gjyqtares do i shkojë një kafe.
Në një tjetër bisedë të shkëputur nga përgjimet e Sky Ecc, Suel Çela i shkruan Pajtimes se do donte ta falënderonte nga afër, madje i thotë kësaj të fundit që “të konsideroj si njeriun e shtëpisë”.
Pjesë e shkëputur nga biseda me Pajtime Fetahun dhe Suel Çelën:
Marjus Lulaj: Të presim për kafe. Pa diskutim o do fitojm o do fitojm.
Pajtime Fetahu: Të rrini gëzuar.
Marjus Lulaj: Faleminderit.
Pajtime Fetahu: Bëj se ti e meriton dhe te kam thënë qe ju kam në zemër.
Marjus Lulaj: Mirë motra shikoje vet ne këtu jemi, dhe me thuaj për ca të nevojitem se vetëm ti po bën për ne”.
Pajtime Fetah: Faleminderit shumë o yll. Po për Kelin nuk u gëzove qe nuk po e përmend? Unë bëra gjithë atë lufte në gjykate me burgjet me prokurorin. Apo nuk tregon Blerina? Apo thotë qe i ka bërë ajo?
Marjus Lulaj: Për ty hidhen ne zjarr jo vetëm unë të gjithë ne dhe ne t’kemi sipër kokës ty
Pajtime Fetahu: Ishalla nuk me nevojitesh haha.
Në dosje thuhet më tej se Suel Çela i ka dërguar përmes nënës së tij shumën prej 10 mijë eurosh Pajtime Fetahut “për nderet” që ajo i ka bërë. /korrieri