Në dosjen e SPAK akuzohet organizata e Suel Çelës (Marjus Lulaj) edhe për atentatin e dështuar me snajper ndaj Ardian Çapjas më 8 qershor të vitit 2020 në Elbasan.
Ai u plagos me një armë snajper nga distanca, në oborrin e vilës së tij, në periferi të qytetit në zonën e Krastës.
Ky ishte atentati i tretë që 55-vjeçari që i mbijetonte. Për këtë ngjarje SPAK akuzon kreun e grupit rival, Suel Çela, që gjithashtu bashkëpunonte me grupin tjetër Çopja. Si qitës akuzohet Preke Kodra.
Pavarësisht se zona kontrollohet nga familja Çapja ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë për herë të tretë, por nuk ia arritën qëllimit. Çapja u përpoq ta mohonte, por policia gjeti më tej prova, teksa zbuloi edhe një makinë që po digjej pak minuta ps krimit.
Nga fishekët që shpërthyen në mjet u lëndua edhe një efektiv policie. Në makinë u gjet edhe një armë e djegur, që u tha se ishte snajperi i përdorur për qitje.
Në dosjen hetimore të SPAK thuhet se Suel Çela ka shkëmbyer mesazhe më Klaus Matishin. Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të Çapjas duke shkruar: “kte her do ta palos”. /korrieri