Policia po analizon disa kamera sigurie për të identifikuar vrasësit e Klaudio Prendit.
Nga kamerat është parë se përgjatë rrugës “Xhanfize Keko”, automjeti “Audi” i autorëve ka lëvizur përgjatë zonës për rreth një orë para krimit.
Siç mëson Gazeta Korrieri nga grupi hetimor, kjo tregon se autorët kanë ndjekur lëvizjet e objektivit dhe kanë pasur dijeni të plotë se ai ndodhej në lokal.
Nga kamerat ka rezultuar se në asnjë moment në makinën e autorëve nuk janë hapur xhamat e zinj. Bashkë me viktimën në lokal kanë qenë edhe 3 efektivë policie, miq të tij. Dy prej tyre e kanë dërguar menjëherë në spital drejt Traumës, ndërsa efektivi i tretë është vënë në ndjekje të autorëve, por mjeti “Audi” ka humbur gjurmët pa shkuar te rrethi i Shkozës. Nga ana tjetër policia do të verifikojë edhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial ku një vit më parë u vodh automjeti i autorëve. Ndërkohë po pritet përgjigje nga autoritetet greke në lidhje me targat që i ishin vendosur mjetit nesë janë denoncuar si të vjedhura në Greqi apo jo. /korrieri