Shqiptari Bekim Fiseku, 53 vjeç, është shpallur në kërkim për vrasjen e 36-vjeçares Amanda Servedio në Astoria.
E reja e cila u përplas për vdekje vetëm dy blloqe larg banesës së saj rreth orës 11 të mbrëmjes më 22 tetor, njofton NYPD.
Policia ka identifikuar shqiptarin e dyshuar për grabitje, i cili dyshohet se përplasi me kamion të renë me biçikletë teksa po i arratisej policisë.
Ngjarja ndodhi në Queens muajin e kaluar.
Pamjet nga kamerat e sigurisë, të siguruara nga The Post, treguan një mjet tip Dodge Ram që përplas me shpejtësi çiklisten në kryqëzimin e 34th Avenue dhe 37th Street, duke e “fluturuar” Servedion nga biçikleta në një BMW të parkuar.
Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Elmhurst, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.
Oficerët filluan të ndiqnin kamionin, duke besuar se tre personat brenda tij ishin të dyshuarit për grabitje, por shoferi refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi.
Policia ndërpreu menjëherë ndjekjen pas aksidentit fatal për t’i dhënë ndihmë Servedios, e cila kishte pësuar trauma në kokë dhe trup.
Kamioni u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas u gjet i braktisur pranë Newtown Road dhe 47th Street.
Nëna e saj, e dërrmuar nga dhimbja, u pa duke qarë jashtë ndërtesës së apartamentit të saj mëngjesin e ditës pas ngjarjes, teksa ngushëllohej nga miqtë dhe fqinjët.
Servedio, me origjinë nga Arkansas, punonte si kontabiliste tatimore në një firmë në Midtown dhe jetonte e vetme në Astoria për pak kohë, sipas fqinjëve të saj.
Ajo regjistronte udhëtimet me biçikletë në aplikacionin e stërvitjes Strava, i cili tregonte se shpesh bënte ture deri në 41 km.
Servedio “ishte një çikliste e vërtetë,” sipas fqinjit të saj, Phillips.
“E shihje rregullisht duke hyrë dhe dalë me biçikletën mbi supe. Ajo bënte ture të organizuara,” tha fqinji për The Post muajin e kaluar.
“E shihje rregullisht duke u kthyer pas këtyre tureve të gjata të organizuara, duke u ngjitur shkallëve me biçikletën mbi supe.”/NyPost