Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Klaudio Prengës. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetarja Lala tha se atentati ndaj djalit të ish-gjyqtarit ka qenë një nga ngjarjet më të organizuara në vitet e fundit. Shkaku i vrasjes mendohet të jetë një borxh prej 15 mijë eurosh, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Kjo pasi i riu sapo ishte kthyer në Shqipëri, madje sipas gazetares, Prendi ka qenë edhe në Dubai. Vend ky, që për shkak se nuk ka marrëveshje ekstradimi, është kthyer në vendin ku fshihen persona me precedentë penalë në Shqipëri.
“Vrasja e Klaudio Prendit, ndër ngjarjet më të organizuara që kanë ndodhur këto vite. Ai ka qëndruar në një lokal. E kanë mbajtur nën vëzhgim deri në momentin që është shkëputur nga punonjësite e policisë. Automjeti dyshohet se ka patur brenda tre persona. Afrohet dhe qëllon shtatë plumba me pistoletë me silenciator. Tre plumba e kanë kapur në kokë dhe trup. Ka qenë i vdekur që në momentin e parë, pavarësisht miqve të tij që kanë tentuar ta çojnë në spital. Një nga punonjësit e policisë ka tentuar ta ndjekë automjetin e autorëve, por më pas e ka humbur. I kanë shpëtuar edhe punomnjësve të policisë. Ata thonë nuk kemi patur dijeni për konfliktet apo problemet e Klaudio Prendit. Janë tre pista, njëra me lojrat e fatit. Problemi i dytë, tre konflikte për borxhe. Prendi kishte vajtur në polici, kishte patur një përplasje me një person që nuk pranohej borxhi. Pista e tretë, funksioni që ka patur Fran Prendi në drejtësi. E ka nisur karrierën në vitin 95’, gjyqtar në Tropojë, Pukë dhe nga 2006, gjyqtar të Krimet e Rënda. Ka dhënë vendime shumë të rëndësishme, me impakt shumë të lartë. Një ndër vendimet ka qenë ndaj Shullazit dhe grupit të tij kriminal. Nuk ka fakte dhe indicie që e lidhin me funksionet por po shihet. Një vendim tjetër, për Salvatore Letician, që kreu masakrën në Bulevardin Zogu I.
Policia është përqëndruar edhe te lëvizjet jashtë shtetit, ka qenë në Dubai. Ka edhe udhëtime në vende të BE. Në maj të vitit 2023, kur në Pukë po zhvillihej fushata për zgjedhjeve vendore, Klaudio Prendi, mbështeste kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, në përplasje me kandidatin e PS, pati përplasje të fortë dhe Prendi ka përdorur pistoletën pa leje, ka qëlluar në ajër. Pas ditë pas ngjarjes, ka shkuar në Pukë Edi Rama. E kam konsideruar të papranueshme, që e etiketoi të ndjerin me termin “bandit”. Ai thotë “ai bandit që kap armën”,“-tha Lala.
Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u vra me breshëri plumbash vetëm pak pas mesnatës së të martës, fill sapo doli nga një lokal që ndodhej me miqtë e tij në zonën e Xhamllikut. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes e kanë ndjekur prej kohësh djalin e ish-gjyqtarit deri në momentin që ai ka dalë vetëm nga lokali.
Sapo po hipte në mjetin e tij, ata kanë qëlluar. I riu mori plagë në kokë dhe në gjoks, të cilat rezultuan fatale për të, edhe pse miqtë e tij e dërguan menjëherë në spital. Tashmë, nga zona kanë marrë kamerat e sigurisë dhe po punohet për të zbuluar se cilët janë personat që planifikuan dhe kryen atentatin. Pista e borxhit që ka zbuluar i ati i viktimës është vetëm një prej atyre që po hetohen.