Sërish ka lëvizje në Policinë e Shtetit, këtë herë drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka vendosur të zëvendësojë edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe.
Bëhet me dije se Ervin Ndreu nuk do të jetë më shef në komisariatin nr.6 në Kombinat, por do të transferohet në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku.
Ndryshime ka edhe në komisariatin nr.5, ku Oligert Torba nuk do të jetë më drejtor, por i jepet detyra zëvendës drejtorit në Drejtorinë e Qarkut Fier.
Sakaq, Hajri Kusha ikën si zv.drejtore nga Shkodra dhe emërohet zëvendësdrejtore në Korçë.
Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar në Tiranë dhe do të mbajë postin e zëvendësdrejtorit të rendit në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit.
Klod Kondi emërohet zëvendësdrejtor në Vlorë. Ndërkohë që Erion Ismaili, shef sektori i Krimit Ekonomik, emërohet zëvendësdrejtor i hetimit të krimit në Tiranë.
Ndërsa Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin, mësohet se është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit./ korrieri