Sipas ligjit aktual të sigurimeve shoqërore mosha e daljes në pension rritet me 2-3 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç për të dyja gjinitë në vitin 2056.
Ndryshimet që po diskutohen aktualisht synojnë që kriteri i moshës 67 vjeç të arrihet me shpejt se vitit 2056, para vitit 2040. Ky ndryshim bën që çdo vit kriteri i moshës të rritet me më shumë se 2-3 muaj.
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani shpjegoi për deputet në Komisionin e Ekonomisë se mund të diskutohet përshpejtimi i zbatimit të skemës së rritjes së moshës, por jo përtej 67 vjeç.
“Një ndër propozimet e BB ka të bëjë edhe me propozimin për rritjen e moshës së pensionit. Ne e kemi kundërshtuar, pasi ky element është marrë parasysh në reformën e vitit 2014, ku ka nisur rritja për gratë dhe do të fillojë për burrat në 2032. Në vitin 2056 do të ketë barazim të moshës, 67 vjeç për secilën gjini. E vetmja që mund të ndryshojë është përshpejtimi në zbatimin e skemës së rritjes së moshës së pensionit” tha ajo.
Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015. Reforma rriti gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032. Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë. U vendos një pension social jo kontribut dhënës dhe u lidh ngushtë kontributi me pagat reale.
Kohëzgjatja e kontributit për të pasur të drejtën e pensionit të plotë është aktualisht rreth 39 vjet aktualisht dhe kufiri për të përfituar një pension të pjesshëm është më i lartë se mesatarja e OECD (34 vjet për një pension të plotë dhe 13 vjet për një pension të pjesshëm)./Marrë me shkurtime nga monitor.al