Pronari i clubit të njohur në Sarandë ‘Orange Club’, Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim nga Policia, pas vdekjes tragjike të kamerierit 17-vjeçar Antonio Delilaj.
Emri i tij nuk është i panjohur, pasi është përfshirë në të shkuarën edhe në ngjarje të tjera që përfshijnë plagosje apo dhe incidente.
Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi 37 vjeç, mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.
Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të castit.
Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar “Bar Orange” në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’. “Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.