![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/11/klaudio-prendi.jpeg)
Klaudio Prendi u ekzekutua mbrëmë në zonën e Xhamllikut në Tiranë. 30-vjeçari kishte shumë pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi jetonte edhe jashtë vendit. Mbrëmë, ndoshta për t’u ritakuar me shoqërinë e tij, zgjedh një lokal në zonën e Xhamllikut, pa e ditur se çdo lëvizje e tij po vëzhgohej nga personat që do i merrnin jetën me breshëri automatiku. Teksa Prendi ishte në lokal, autorët (të cilët dyshohet se ishin 3) erdhën nga zona e Freskut dhe po prisnin jashtë, qetësisht, derisa të dilte personi që po kërkonin. Pak pas mesnate, Klaudio Prendi doli nga lokali dhe po i drejtohej mjetit të tij, por iu pre rruga në mes nga një breshëri plumbash. Miqtë e tij, të cilët mendohet se kanë parë gjithë skenën nga brenda lokalit e dërguan me urgjencë në spital. Por plagët që ai kishte marrë në kokë, gjoks dhe në të gjithë trupin, i morën jetën.
Pasi kryen vrasjen, autorët u larguan drejt Qendrës dhe morën rrugën për në Farkë. Atje dogjën mjetin “Audi A4”, me targa të huaja. Nga hetimet e para në mjet nuk është gjetur asnjë armë zjarri, që u përdorur për të kryer krimin. Mesa duket autorët janë kujdesur që t’i marrin me vete për të mos lënë asnjë gjurmë të tyren pas.
Tashmë që Tiranë, Klaudio Prendi u vra! Policia po heton për të zbuluar se kush janë autorët dhe shkaku i vrasjes. Deri më tani raportohet se i riu ka pasur konflikte, madje më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Pukës. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim edhe pse kishte qëlluar në ajër nga brenda mjetit të tij, tip “Maserati”. Por nuk përjashtohet edhe fakti që Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, shumë pak pas nisjes së procesit të vettingut. Ish-gjytari Prendi e nisi karrierën e tij në Gjykatën e Pukës, në vitin 2006 u tranferua në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Për një periurdhë të shkurtër, para se të jepte dorëheqjen, shërbeu edhe si gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë karrierës së tij, Prendi ka gjykuar dosjen “339”, grupin e Emiljano Shullazit dhe vrasjen e Azem Hajdarit duke rishqyrtuar fajësinë e Izet Haxhisë.
Edhe pse i riu raportohet se ka pasur konfliktet e veta, nuk përjashtohet nga hetimet nga karriera e të atit.