TIRANË– Kërkesa e tij për të bërë prezantim me “PowerPoint” shkaktoi debate në Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ndaj duket se Ilir Beqaj e ka zgjedhur zgjedhjen. Kësaj here, ish-ministri i Shëndetësisë i ka printuar fotot. Madje dhe të shumëfishuara në përmasa dhe me to, do të bëjë “mbrojtjen” e tij në Kuvendin e Shqipërisë.
Provat që ka marrë me vete Beqaj:
Beqaj paraqitet sot për herë të dytë para komisionit për shkak të debatit të djeshëm. Për më shumë se 9 orë, palët u përplasën pasi kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi dhe deputetët e tjerë të opozitës, nuk pranuan që Beqaj të bënte prezantimin me programin në kompjuter. Kështu që, mbledhja u shty për sot. I përgatitur se kërkesa e tij mund të rrëzohet sërish, Beqaj kësaj here duket se i ka marrë masat.