Pasditen e kësaj të diele ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor të rrugës ruale Çerenec-Strikçam ku një makinë tip Mitsubish ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Strikçanit duke përfunduar më lumë.
Mësohet se për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Bëhet me dije se kanë qenë kalimtarët ata që kanë parë se makina ka dalë nga rruga e menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Dy të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës duke ju dhënë ndihma e parë. Sipas mjekëve të spitalit të Bulqizës njëri nga të plagosurit është dërguar me drejt spitalit të Traumës për shkak të plagëve të rënda.
Ndërsa tashmë policia ka nis hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht mendohet humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.