Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ka përfunduar shqyrtimin e dokumentacionit dhe intervistave të zhvilluara nga kandidatët që kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit. Komisioni vendosi të publikojë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.
Sipas renditjes në vendin e parë është Vilson Bala me 91 pikë, i cili pasohet nga Elidon Çela me 87.33 pikë. Ndërsa i treti është Elton Alushi me 85.33 pikë, në vendin e katërt Fatmir Lleshaj me 82.33 pikë, në vendin e pestë Fatmir Hoxha me 79.67 pikë, në vendin e gjashtë Luigj Vathi me 78.67 pikë. Ndërsa në vendin e 36-të Alfred Elezi me 48 pikë, në vendin e 37-të Akil Kalo me 47 pikë, dhe i fundit renditet Izet hysa me 32.32 pikë.
Por, konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.
Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit.
“Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.
Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës. Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit”, njofton Policia e Shtetit.
Komisioni për vlerësimin e aplikimeve për të emëruar nr.2 të policisë së shtetit dhe drejtorët e departamenteve, përbëhet nga një përfaqësues i ministrisë së brendshme, një tjetër nga policia e shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë. Ndërsa komisioni për të caktuar drejtorët e departamenteve dhe shefat e komisariateve përbëhet nga 3 përfaqësues të policisë së shtetit.
Për funksionet zëvendës drejtor i përgjithshëm dhe drejtor departamenti, Ilir Proda do i propozojë ministrit 3 kandidatët me pikët më të larta. Ndërsa funksionet e drejtorit të drejtorisë vendore dhe shefit të komisariatit janë kompetencë e Prodës, i cili do të zgjedhë mes 3 emrave për secilin dikaster.