“Dhori u dhj.. fare!” Të gjithë për të vjelë para nga Vodafone Albania , prapaskenat e përplasjes mes Kryemadhit, Adrian Shatkut, Theo Çami dhe Marin Gjonaj
Pasi kanë pranuar ofertën e Vodafone Albania që të marrin një pjesë të trafikut për tranzitimin e thirrjeve, Monika Kryemadhi dhe Adrian Shatku kanë nisur të “lajnë hesapet” me njerëzit që i kishin përdorur për të përmbushur planin e tyre, Theodhori Çami dhe Marin Gjonaj e Anisa Skëndaj të Info Telecom, të cilët kishin qenë më parë në këtë treg, por ndihmuan çiftin Meta-Kryemadhi për të patur akses te Vodafone pas kërkesës së këtyre të fundit.
SPAK, siç mëson Gazeta Korrieri, ka kapur një bisedë mes Adrian Shatkut dhe Monika Kryemadhit, ky pronari në letra i kompanisë UNIFI, i ankohet politikanes së Theodhori Çami merr një pjesë të mirë të fitimit nga këto transaksione me Vodafone dhe sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë, pasi siç thotë Shatku në e-mail “Dhori është fundja një kontraktor privat që merr komisione”.
Në këtë rast, Shatku kërkon nga Kryemadhi që të marrin më shumë përqindje të tranzitimit të thirrjeve duke kërkuar prej saj që të flasë me ministrin Edmond Haxhinasto që të takojnë ish-CEOn e Vodafone Albania Dietlof Mare. Një ditë më pas, në fillim të nëntorit 2024 është realizuar takimi mes Kryemadhit dhe Mares në prani edhe të Piro Xhixhos dhe Theodhori Çamit ku është rënë dakord që Vodafone Albania ta paguante UNIFI-në më shumë se sa paguhej.
Ne datën 12 Nentor 2014, Monika Kryemadhi i shkruan se Dhori i ka thêne ge do ta takoje se Adriani pret pergjigje.
Sipas SPAK, Adrian Shatku i sugjeron qe te mos ta takoje pasi sipas tij Dhori ishte dhj… komplet. Monika i shkruan persëri Adrianit se e kishte takuar Dhorin dhe e pyet nese u takua me Piron. Adriani i konfirmon se ishte takuar me Piron, dhe se po shkonte te takonte Mondin. Ai e informon Moniken se kishte rêne dakord me Dietlof Maren. Lidhur me kete teme zhvillohet kjo bisede:
Adriani-Te Piro.. Vetem Korrik -Gusht ka cuar, oj shiator anyëay do e mbylim ne Tr. Dietlof dheuneramedakort
Monika-Mire tu duk?
Adriani- Po me tha please mbylle dhe gjithe te jeret te kalone nga ne.
Monika- E dine per info tel?
Adriani- Po,me tha sorry, dhe me tha edhe Dhori. Me Mondin ok takimi. /korrieri