Një tërmet 5.2 Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së dielës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 11 kilometra në jug të Nea Moudania, Halkidiki. Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale. Tërmeti është ndjerë në të gjithë Selanikun dhe kapërhapur panik tek banorët e zonës.
Ky tërmet është shoqëruar me një tjetër paslëkundje me intensitet 4.2 Rihter me epiqendrën e vendosur 11 kilometra në jug-perëndim të Neë Moudania, Halkidiki me një thellësi prej 8.3 kilometra.