Dy turistët italianë humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Sarandë.
Sipas të dhënave paraprake, dy turistët italianë udhëtonin me një motor “Honda” dhe u përplasën me një “Mercedez Benz” pranë Manastirit, në aksin drejt Ksamilit.
Përplasja ka qenë fatale për turistët nga Italia, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje.
Policia thotë se drejtuesi i makinës ka qenë një 17-vjeçar me inicialet E. R. që është dërguar në spital, bashkë me shokun e tij me inicialet M. R., pasagjer në automjet.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia po heton për zbardhjen e dinamikës.