Kristi Balukja, është i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Ai ka tentuar t’i verë tritol makinës së Renato Çepës, por sasia e eksplozivit i ka plasur në dorë duke i marrë jetën menjëherë.
Sipas policisë Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si “Kel Llumi”, informon gazetari Elton Qyno duke shtuar se mes viktimës dhe autorit disa kohë më parë ka pasur një konflikt fizik.
Ngjarja e sotme besohet shumë se lidhet pikërisht me këtë konflikt të ndodhur disa kohë më parë mes Renato Çepa dhe Kristi Balukja.