Deputetja Monika Kryemadhi i është përgjigjur ish-ministrit të akuzuar Lefter Koka, i cili tha në seancën gjyqësore se “peshkun e madh e gjeni tek telefoni i Monikës”.
Pak para se të hynte në seancë plenare, ajo tha se peshku i madh është kryeministri Edi Rama.
“Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim, do t’i publikoj bisedat”, u shpreh Kryemadhi.
Telefoni i Kryemadhit është vënë në qendër të debatit, pasi dosja e SPAK kundër saj dhe Ilir Metës zbuloi shumë mesazhe të cilat ajo i kishte shkëmbyer me telefonin e saj me biznesmenë, në situata të ndryshme për të cilat SPAK e akuzon pë veprën penale të korrupsionit pasiv.