Tanimë nuk ka më asnjë dyshim se Prigozhin ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë liderit dhe themeluesit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin u identifikua pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin ai po udhëtonte pranë fshatit Kuzhenkino, në rajonin Tver, në veri të Moskës. Këtë e raportoi televizioni rus Tsargrad.
Avioni në pronësi të tij është goditur dhe është rrëzuar në territorin rus pasditen e kësaj të mërkure, ndërkohë që 10 persona janë vrarë, mes të cilëve mendohet se është edhe lideri i wagner, Yevgeny Prigozhin.
Ai është raportuar se ka qenë në bordin e fluturimit, siç është konfirmuar edhe mediat më të rëndësishme ruse, me televizionin shtetëror që njoftoi edhe vdekjen e Prigozhin. Ndërkohë grupi i Wagner tha se aeroplani është rrëzuar nga anti-ajrorët rusë e se Prigozhin është vrarë nga tradhtarët.
Rusia nga ana tjetër thotë se trupi i pajetë liderit dhe themeluesit të grupit Wagner, u identifikua pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin ai po udhëtonte pranë fshatit Kuzhenkino, në rajonin Tver, në veri të Moskës. Këtë e raportoi televizioni rus Tsargrad.
Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Në aeroplan po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Wagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin.