Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku si pasojë humbi jetën një person.
Bëhet fjalë për shtetasin Bledi Sokoli, ndërsa një 23-vjeçar mbeti i plagosur.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar.
Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje .
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme për aksidentin.