DOSJA E SPAK – “Erdhi Samiri me mendat…”, Piro Xhixho “djeg” Monika Kryemadhin: Ajo më tha ta pres Samir Manen , ZBARDHEN mesazhet e biznesmenit me gruan e Ilir Metës
Monika Kryemadhi tha gjatë një deklarate para SPAK disa ditë më parë se kishte vite që nuk fliste me Samir Manen dhe se kishte bërë gabim që nuk kishin folur. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por ajo që dihet është se raporti i çiftit Meta-Kryemadhi me çiftin Samir Mane dhe Eva Mane ka qenë më tepër se i ngushtë gjatë viteve 2013-2014 dhe më tej, raporton Gazeta Korrieri.
Kjo zbulohet nga SMS-të që ka kapur SPAK në telefonin e Monika Kryemadhit dhe personazheve të tjerë të dosjes si edhe në dëshmitë e Samir Manes, Piro Xhixhos, Monika Kryemadhit, etj.
Piro Xhixho ishte njeriu i Ilir Metes në AKEP, ndërkohë që “punët” i zgjidhte Monika Kryemadhi dhe Samir Mane fliste pikërisht me këtë të fundit për të ndikuar në qeveri dhe parlament për çështjet e biznesneve të tij. Madje, edhe për vilën që i dhuroi çiftit Kryemadhi-Meta, problemet me përmbarimin apo çështje të tjera, ai fliste me Kryemadhin.
Në një moment, Samir Mane dhe Armando Duka kërkojnë lehtësira nga AKEP në mënyrë që të përmirësojnë gjendjen financiare të kompanisë PLUS.
Madje, aq i fortë është ndikimi i Metes dhe Kryemadhit në shërbim të Samir Manes dhe Dukës sa në një moment ata detyrojnë konkurrentët e PLUS në treg që të ulen në një tavolinë për të diskutuar se si mund ta nxjerrin PLUS-in nga problemet financiare.
Por, le të kthehemi te raporti Samir Mane-Monika Kryemadhi. Në dosjen e SPAK që ka siguruar Gazeta Korrieri është edhe momenti kur Monika Kryemadhi i kërkon Piro Xhixhos që “të zgjidhë hallet e Samir Manes” dhe se si Xhixho i raporton Kryemadhit se “erdhi Samiri me mandate nga aksionerët për të zgjidhur problemet”.
Në këmbim të kësaj ndihme Kryemadhi synonte fillimisht që PLUS të lidhte një kontratë interkonjeksioni të thirrjeve ndërkombëtare me UNIFI e Adrian Shatkut, ku ishin interesat direkte financiare të saj me Metën. Çështja e vilës do të vinte më vonë, kur Samir Mane i kërkon Kryemadhit dhe Përparim Spahiut miratimin e ndryshimeve ligjore për minierat sipas kërkesave të tij.
PJESË NGA DOSJA E SPAK
Ne datën 31 Janar 2014, Piro Xhixho njofton Moniken se Zamiri i ka kerkuar takim dhe e pyet nese ajo kishte dijeni. Pas nje ore e25 minutave, Piro i shkruan persëri Monikes duke i thene “Mona pershindetje. Erdhi Zamiri. Ashtu siç me the ti, kerkon bashkepunim. Ka marre mandat per te mbyllur problemet. Me tha ti muk na i ke fajin, vetem bë cfarë mundesh. I thashe do me kini ne krah per sa mundem. Me respekt Piro”.
Ne lidhje me kete mesazh, Piro Xhixho deklaroi se personi me emin Zamir esht Samir Mane i cili ekishte takuar per te trajtuar problemin ekompanise “Plus” aksioner to ciles ishte edhe Samiri. Samiri kishte mare mandat nga ortaket per te mbylur problemet. Arsyeja pse Piro informonte Monikën, sipas deklarimit te tij, ishte se Monika edergonte Samirin tek ai për ta takuar dhe Piro per korrektesi einformonte Moniken lidhur me takimin.
Nö datën 11 Shkurt 2014, Piro Xhixho i shkruan Monika Kryemadhit: “Mond mirembrima. Sot me erdhi Zamiri dhe me thoshte per takimin me t e madhin. Isha dhe me Milenen paradite. Kur te kesh kohe takohemi. Me respekt Piro”.
I pyetur per arsyen se perse e ka informuar Moniken per takimin ge kishte zhvilluar me Samir Manen ne datèn 11 Shkurt 2014, Piro Xhixho deklaroi se ka gene Monika ajo ge e ka derguar Samirin ge t a takonte dhe pas takimit me Samirin, per korrektesi i ka shkruajtur Monikes nje mesazh. Lidhur me arsyen se perse einformoi Moniken per takimin ge kishte zhvilluar me ministren Milena Harito, Piro Xhixho deklaroi se nuk e mbante mend arsyen.
Në datën 17 Prill, Samir Mane s h t e takuar me Monika Kryemadhin ne nje lokal afer gendres tregtare Coin. /Gazeta Korrieri